Kreu i qeverisë Edi Rama tha se nëse ka një vend të BE-së që e ka bërë publike marrëveshjen me Pfizer, Shqipëria do të jetë vendi i dytë që nuk do ta ruajë sekretin tregtar me kompaninë e vaksinës.
“Kontrata me Pfizer është e mbrojtur në të gjithë botën nga sekreti tregtar, nuk është në dëshirën time, sa më takon mua nuk ka asgjë për të fshehur. Të gjitha vendet që kanë marrëdhënie me Pfizer e kanë sekret vaksinën, nëse gjeni një vend të BE-që që e ka bërë publik marrëveshjen ne do të jemi vendi i dytë që e bëjmë. Ne nuk i bjemë shkurt siç i bini ju”, u shpreh Rama.