Standard.al

Po çfarë është vaksina Fajzer (Pfizer) e rrethuar nga qeveria me anonimat dhe sekret pas kontraktimit?

0
Nga Edmond Panariti
A duhet të dimë diçka më shumë për të para se ti japin dhe hapim krahun?
Pse ajo dhe jo një tjetër?

Askush mjerisht në Kuvend nuk i shtroi këto pyetje, por thjesht votoi symbyllur.
Jam i sigurt që në Parlamente të tjera do të pyesnin, kërkonin sqarime dhe do të kishte debat. Sepse njerëzit që i çojnë aty përfaqësuesit e tyre duan të informohen.
Dhe e drejta për informim, është shtyllë e demokracisë!
Po jap unë disa sqarime me gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme për të gjithë që nuk i dëgjuan ato dje.
Ndryshe nga vaksinat e tjera, Vaksina Pfizer, është një “informacion” një SMS që i dërgohet trupit tonë për ta stërvitur që ai të mbrohet nga covid – 19.
Pra Kaq ishte thelbi!
Ndryshe nga më parë, në vend të viruseve të vrarë apo proteinave inaktive, në trupin tonë futet një mesazh i cili stërvit dhe trajnon trupin për të luftuar virusin.
Kjo SMS është shumë delikate dhe që të ruhet dhe të depërtojë në trupin tonë pas injektimit futet në një zarf yndyror (grimca yndyre), hollohet me pak ujë të kripur (solucion fiziologjik) futet në ngrirje – 70 gradë para se të injektohet.
Pasi trupi ynë e lexon këtë SMS urdhër, ai reagon dhe vepron kundër covid.
Kur sms lexohet ajo vetë shkatërrohet.
Ashtu siç bëjmë dhe ne pasi lexojmë një chat në whatsup dhe pastaj e fshijmë.
Është shumë delikate në ruajtje dhe ka disavantazhin në krahasim me vaksinat e tjera se kërkon dy doza në interval 3 javor
Kërkon shumë parapergatitje dhe transparencë që te ne mungon, krahasuar me vënde të tjera.. Por është shumë efikase.
A ka zgjidhje dhe zgjedhje të tjera?
Sigurisht që po! .
Po bash për këto kerkohej debati parlamentar që mjerisht mungoi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.