Standard.al

Kylie Jenner e veshur firma e stilistëve shqiptarë…

0

Kylie Jenner një nga personazhet publike më të njohur në botë dhe sigurisht emri i saj vlen shumë. Ylli i TKUWTK ka treguar se ka gjithnjë shumë stil në të veshur dhe nuk zhgënjen me zgjedhjet e saj. Mirëpo së fundmi na ka surprizuar të gjithëve. Teksa pozonte para pasqyrës, Kylie shihej e veshur me pantallona dhe bluzë të bardh si gjithnjë shumë seksi. Deri këtu çdo gjë është si gjithmonë.

Por, në fakt pantallonat e saj janë të stiluar nga stilistë shqiptarë të firmës “Street style jeans”. Vetë firma ka publikuar video në rrjetet sociale duke ndarë lajmin e bukur me ndjekësit e tyre.

STREETSTYLEJEANS është themeluar në vitin 2015 nga disa shqiptarë dhe është një firmë krejt e veçantë nga të tjerët. Stilistët marrin xhinsa të vjetra dhe i përshtatin me trendet e fundit, madje edhe i personalizojnë veshjet.

Deri tani janë të shumtë personazhet publike shqiptare që ia kanë besuar veshjen e tyre STREETSTYLEJEANS , por Kylie e çoi suksesin e tyre në një tjetër nivel.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.