Standard.al

Konferenca e stërgjatë e Ramës: Mandatin e tretë do formalizoj ekonominë…deri më tani janë 225 mijë të punësuar

0

Kryeministri Edi Rama mbajti sërish një konferencë të stërgjatë për median, duke folur për ekonominë.

Megjithatë thuajse asgjë nuk mbeti sërish në mendjen e gazetarëve dhe të opinionit publik.

Rama u pyet se ku i ka 300 mijë të punësuarit që kishte premtuar kur ishte në opozitë. Ai tha se deri më tani janë 225 mijë të punësuar më shumë.

“Ne kemi premtuar 300 mijë vende pune dhe sot thjesht duke iu referuar shifrave, jo anketimeve, jo statistikave të nxjerra nga anketimet, por shifrave të regjistrit të punës në Republikën e Shqipërisë, hapeni dhe shikojeni, ju që jeni ndërmjetësit mes palëve në skenën politike apo në mexhelisin e debatit publik dhe qytetarëve. Thojuni njerëzve nëse është apo nuk është e vërtetë që në regjistrin e punës të Republikës së Shqipërisë në vitin 2013 kishte 473.506 vetë të regjistruar dhe në fund të 2019 kishte 698.235 punonjës të regjistruar, janë apo nuk janë 225 mijë më shumë që paguhen dhe paguajnë sipas vendit të punës së tyre”, deklaroi Rama.

Më tej, kryeministri tha se e kërkon mandatin e tretë të qeverisjes për të formalizuar ekonominë.

“Duke sjellë krahasimin me rindërtimin mund të thuhet se nëse sot kantieret tona të rindërtimit dhe secili le të sjellë me imagjinatën e tij para sysh Laçin apo Fushë-Krujën apo Thumanën, apo cilindo tjetër kantier, janë faktikisht një pasqyrë e një situatë ku është vendosur e gjitha infrastruktura nëntokësore, janë vendosur themelet, janë ngritur karabinatë, por faktikisht nuk është ende një situatë e banueshme, në sensin e funksionalitetin e plotë të atyre godinave për të cilat vazhdon puna që të pajisen me të gjitha sistemet e brendshme dhe përfundimisht nga kantiere të kthehen në vendbanime. Kjo është situata edhe në këtë sektor dhe çdo sektor. Por ama krahasuar me të djeshmen, është një situatë qartësisht e ndryshme dhe është një situatë ku qartësisht mund të shihet e nesërmja, ndërkohë që e djeshmja ishte si situata pas tërmetit. Si situata pas tërmetit ishte dhe situata e llogarive të shtetit, ishte dhe situata e të gjitha të dhënave në aspektin ekonomik dhe fiskal,” tha Rama

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.