Standard.al

Itali/ Senati vendos sot “fatin” e qeverisë Conte 2

0

Qeveria italiane i duhet të përballoëj sot një provë të vështirë përballë votës së senatorëve italianë.

Qeveria Conte 2 ka kërkuar votëbesimin në dy dhomat e parlamentit italian pas dorëheqjes së dy ministrave; Teresa Bellanoca, Ministre e Bujqësisë dhe Elena Bonetti, Ministre e Barazisë Sociale e Familjes, përfaqësuese të Partisë Italia Viva, pjesë e koalicionit qeverisës së ekzekutivit Conte 2.

Një ditë më parë Kryeminsitri Conte mori votëbesimin në dhomën e deputetëve me një mazhorancë prej 321 votash pro e 5 vota më shumë se sa ishin parashikimet politike. Por “loja” më e vështirë luhet në Dhomën e Senatit ku sipas analistëve italianë , qeveria Conte e ka të vështirë të gjej mazhorancën minimale prej 161 votash.

Debati parlamentar në Dhomën e Senatit ka nisur herët në orën 9:30 të mëngjesit të sotëm ku Kryeministri Conte ka parashtruar në fjalën e tij, punën e qeverisë gjatë këtyre muajve të vështirë të një pandemie globale si dhe krizën politike shkaktuar nga dalja e mazhorancës qeverisëse e Partisë Italia Viva, krijuar nga ish Kryeminsitri Matteo Renzi, e ish lider i Partisë Demokratike.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.