Standard.al

Aksidentoi të miturin dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 38-vjeçari…

0

Një 38-vjeçar u arrestua nga policia pasi aksidentoi një fëmijë të mitur. Drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen”, shtetasi M.O, 38 vjeç, është larguar nga vendi i ngjarjes, por u kap nga policia.

Ndërkohë i mituri V.Sh. pasi ka marrë trajtim mjekësor në spitalin rajonal Kukës, është larguar për në banesë.

Policia njofton se Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin M. O., 38 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.

Arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugor Kukës-Nangë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar shtetasin e mitur V. Sh. dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. I mituri, pasi ka marrë mjekim në spitalin rajonal Kukës, është larguar për në banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, njofton policia.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.