Standard.al

Prifti dhunohet nga punonjësi i një firme në Lezhë…

0

Prifti ortodoks i Lezhës, Koço Kapedani është dhunuar nga punonjësi i një firme private. Ngjarja është denoncuar me pamje nga kryetari i FRPD-së në Lezhë, Albert Loçi.

Loçi ka publikuar videon, ku shihet sesi punëtori i firmës së kontraktuar nga Bashkia Lezhë, ushtron dhunë ndaj priftit ortodoks të qytetit. Në video duken pamjet kur ata në fillim debatojnë mes tyre, e më pas punonjësi ngre dorën në të cilën mbante një shkop, dhe godet priftin të cilit i bie dhe kapelja që mbante në kokë.

Teksa nuk dihen arsyet e sherrit mes tyre dhe policia nuk ka informacione për ngjarjen, nuk dihet nëse sendi i fortë me të cilin u godit prifti është hekur apo shkop druri.

POSTIMI I PLOTE

Prifti ortodoks i Lezhës z.Koço Kapedani, rrihet nga punëtorët e firmës se kontraktuar nga Kryetari i Bashkisë Pirro për “kryerjen e punimeve” dhe për dhunimin e qytetareve.

Mire se kjo firmë ka disa muaj qe e ka shkatërruar Lezhën dhe lagjet e saj (Besëlidhja, Gurra) dhe nuk mban përgjegjësi për afatin e kryerjes se punimeve, por tashmë ka filluar të dhunojë dhe qytetarët lezhjanë.

Institucionet heshtin, drejtësia fle gjumë, ndërsa Bashkia Lezhe e ka mendjen të vjedhë qytetarët e saj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.