Standard.al

Nga filmi në realitet/ Aktori ‘Gomorra-s’, arrestohet për drogë

0

Aktori Italian, Salvatore Abbruzzese, i cili ka luajtur në filmin “Gomorra”, është arrestuar në Scampia për shpërndarje droge.

Mësohet se ai është arrestuar në flagrancë, ndërsa u shiste drogë disa klientëve.

Në kohën e xhirimeve të filmit, ai ishte 13 vjeç dhe luante rolin e Totos, djaloshi që i bënte pazarin Marias, e interpretuar nga Maria Nazionale. Por pastaj, gjatë filmit, ai doli kundër saj, duke u detyruar ta ekzekutonte, sepse gruaja ishte anëtare e një klani rival në Napoli.

Pas debutimit të tij në “Gomorra”, i nominuar për “Palmën e Artë” në Kanë dhe fitues i Çmimit të Madh të Jurisë, Abbruzzese ka luajtur disa role të tjera të vogla në filma të tjerë. Mirëpo kjo nuk është hera e parë që aktorë të serialit të famshëm në Itali, përfundojnë në pranga.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.