Standard.al

Kryemadhi godet Naçon dhe Kokën: Udhë e mbarë! Inceneratorët kanë nevojë për lëndë të parë

0

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka folur në lidhje me largimet e disa figurave të partisë së saj. Pas deputetit Lefter Koka, PS-së iu bashkuan edhe Nasip Naço dhe Gledion Rehovica. Ajo la të kuptohet se ta nuk kanë ikur vetë, por i kanë larguar nga LSI.

“Nuk ka gardë të vjetër e të re në LSI, ka themelues, kontribuues, anëtar partie, network siç e quan brezi i ri. Nuk e di se ku doni të dilni. Asnjëri nga ne nuk është i përjetshëm në LSI, ashtu sikurse është i domosdoshëm në LSI. Nuk ikin duke përplasur derën, asnjë njeri që bën tam tam sikur i ka bërë dëm LSI-së, por duhet të shikojë veten pse LSI nuk e do më” – tha Kryemadhi në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”.

Më pas kryetarja ishte mjaft e ashpër duke u kujtuar dhe bizneset personale dhe madje edhe inceneratorët për të cilët u akuzua Lefter Koka gjatë kohës që ishte ministër i mjedisit.

“LSI nuk e mban peng një njeri qoftë edhe për të paguar haraçet e familjes së tij apo kreditë e bizneseve të tjera. Ka mbaruar historia ku mundi i LSI-së të shkojë në bizneset personale. Nuk ka më njerëz që mendojnë për të ardhmen e tyre. Kush nuk e pëlqen, udhë e mbarë. Inceneratorët kanë nevojë për lëndë të parë” – tha Kryemadhi.

Ajo tha se në sondazhet e kryera LSI merr 34 mandate deputetësh në zgjedhjet e 25 prillit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.