Standard.al

Mosmirënjohja si streha kryesore e delenxhiut!

0
Nga Genc Pollo 

“Mosmirënjohja është streha kryesore e delenxhiut”! Ky është perifrazimi që do t’i bëja shprehjes së famshme të kryeministrit britanik të shek. 18  William Pitt mbi nacionalzimin. Mosmirënjohja, kur është personale, të sjell probleme me ndërgjegjen (nëse ke), dhe me njerëzit. Kur ajo është politike të sjell po personalisht problemin e efektit boomerang, por kur është (ndër)shtetërore ajo sjell pasoja për shtetin edhe kur mosmirënjohësi ështe zbuar nga ofiqi. Fatkeqsisht ky i fundit druaj se është rasti i Edi Ramës me Bashkimin Europian.

Komisioni Europian ka vënë në dispozicion të Ballkanit 70 milionë Euro për kofinancimin e blerjes si dhe kontigjente vaksine në rrugë bilaterale. Nuk kishte detyrim kundrejt Shqipërisë, Serbisë apo katër shteteve të tjera, por e bëri si gjest të vullnetit të mirë. Ndërkohë që vënde si Serbia punuan me plan dhe filluan që në dhjetor vaksinimin masiv, Rama dha vetëm shfaqje dhe e mbeti i fundit në Ballkan. Por është edhe i pari e i vetmi në rajonin tonë që sulmon me gjuhë të vrazhdë BE dhe e bën atë  përgjegjëse për dështimin e tij.

Në një shënim para dhjetë ditësh theksoja se pushteti komunist i Tiranës në vitet 79 vërtet i refuzoi ofertat europiane për ndihmë, por e bëri këtë me gjuhën e mirësjelljes diplomatike. Një dallim jo i vogël me pushtetin rilindist pas 40 vitesh.

Reagimet ndaj Ramës ishin të pritshme: si dje nota franceze plot pezm për mosmirënjohjen, gënjeshtën e harbutërinë nga një shtet “mik e aleat” po ashtu edhe reagimi i Delegacionit të BE para do ditësh me të njëjtin thelb. Cilido qoftë shkaku i kësaj shkarje verbale (synimi për të bërë të fortin si valiu i hyqymetit apo humbja e sensit të realitetit në vijim të çoroditjes morale, politike e logjike) pasojat e saj do të rëndojnë mbi aspiratën europiane të Shqipërisë; fatkeqësisht edhe pasi ai të jetë zbuar nga ofiqi.

 

17 janar 2021

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.