Koordinatori i LSI-së denoncon: Në kohën kur temperaturat janë nën zero, në disa lagje të Pezës mungon energjia elektrike
Koordinatori i LSI-së në Vorë Vojo Bregu përmes një statusi në Facebook, ka denuncuar mungesën e energjise elektrike në disa lagje të Pezës, në kohën kur tempraturat janë në disa gradë nën zero.
Bregu shkruan: “Temperaturat nën zero, lagjet e komunës Prezë pa energji elektrike. Gjeç Kodër, Ahmetaq, Prezë janë prej disa orësh pa drita. Vetëm lagjja që banohet nga një ish kryetar bashkie dhe militantë rilindas ka drita, sepse për shkak të ndërhyrjes politike, vetëm në këtë lagje ka energji elektrike 20 KV. Të tjerët dhe mund të vdesin nga i ftohti.