Standard.al

Gruaja, burri dhe krokodilët!

0
Një grup turistësh po vizitonin një fermë krokodilësh. Rrëshqisnin në ujë mbi një strukturë mbajtëse lëvizëse.
Një moment pronari I fermës bërtiti:
Ai që hidhet në uje dhe ja del të arrijë bregun fiton 10 milion dollarë.
Qetësia që pllakosi ishte shurdhuese.
Papritur një burrë u hodh në ujë.
Krokodilët u vërsulën pas tij e ai me shumë përpjekje dhe pak fat doli në breg i pacënuar.

-Kemi një fitues- tha pronari.
Pasi mori cekun prej 10 milion dollarësh burri së bashku me gruan e tij shkuan në hotelin ku po kalonin pushimet.
Ai i tha të shoqes: Unë nuk u hodha vetë në ujë. Dikush më shtyu mua.
Gruaja buzëqeshi dhe fare qetësisht i tha: Isha unë ajo që të shtyva…
Morali i historisë: Pas çdo burri të suksesshëm është gjithmonë një grua që e shtyn…
F. Mahmutaj

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.