Standard.al

E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshë të re mjekja shqiptare në Gjermani

0

Eni Doko, mjeke specialiste, është ndarë nga jeta këtë të dielë në Gjermani. Lajmin e trishtë e ka dhënë kryetarja e Federatës së mjekëve në Europë, Aurora Dollenberg.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, mjekja shkruan se Doko ishte një njeri i mrekullueshëm duke lënë pas dhimbje të madhe për familjen, por edhe kolegët e saj.

Mjekja ka mbaruar studimet në Universitetin e Mjekësisë Tiranë. Në vitin 2016, ajo nisi punë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza’ dhe më pas u transferua në Gjermani.

Dr. Eni Doko një mjeke specialiste dhe njeri i mrekullueshëm është larguar nga jeta, duke i lënë familjes një humbje të pamasë dhe ne si koleg dhe miq të saj, duke na privuar nga privilegji që ta kishim pranë në vitet që vijnë.

Dr. Eni me të qeshurën, bukurinë dhe dritën tënde do mbetesh përherë në zemrat tona.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.