Standard.al

Diversionet qesharake dhe dëshpëruese të “Rilindjes” dhe e vërteta se ku ‘rreh’ deklarata e ambasadores Kim

0

Një lajm sa qesharak aq edhe dëshpërues qarkulloi sot në mediat që furnizohen me lajme nga qeveria. Sipas mediave pranë rilindjes, ish-kryeministrit Berisha dhe nënkryetarit të LSI-së Petrit Vasili i është refuzuar viza nga SHBA dhe duke marrë shkas nga deklarata e ambasadores amerikane,  ato mund të mos jenë në listat e kandidatëve për deputetë në 25 prill. Krejtësisht tezë qesharake dhe e ngritur nga halli pasi vetë deklarata e ambasaoders amerikane prek direkt disa nga përfaqesuesit më të rëndësishëm të Rilindjes, të cilët edhe pse SHBA u ka vënë vulën e kuqe, ende vazhdojnë të jenë në shtabin elektoral.

Kujtojmë këtu ish-kryebashkiakun Dako që ka marrë publikisht ‘titullin’ “non grata”nga SHBA dhe rilindja sërish e ka përfshirë në fushatën elektorale për Durrësin.

Të mos flasim për të inkriminuarit, që janë ende në vijën e parë të ekipit elektoral të Rilindjes, njerëz për të cilët ambasadorja amerikane në takimin me kreun e KQZ-së kërkoi që për asnjë arsye mos pranoheshin në listat e kandidatëve. Nëse ka një parti e cila e ktheu në trend përfshirjen e njerëzve me rekorda kriminale në politikë dhe administratë, ajo është pikërisht ‘Rilindja’.

Dako është zyrtari i tretë nga Shqipëria së bashku me Adriatik Lllallën dhe Tom Doshin që janë ndaluar të hyjnë në Shtetet e Bashkuara. Ndërsa për ish-kryeministrin Berisha dhe nënkryetarin e LSI-së Vasili nuk ka asnjë prononcim zyrtar nga SHBA se u është refuzuar viza, vetëm hidhen zëra të blerë nga qeveria për të klithur ashtu si intereson Ramës. Kështu që diversionet e Rilindjes nuk ‘hanë më bukë’, aq më tepër kur na ndajnë vetëm 97 ditë nga dita e zgjedhjeve.

©Standard.al

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.