Standard.al

553-vjetori i vdekjes së Skëndërbeut, Meta: Krenaria, frymëzimi, fuqia dhe lavdia jonë…

0

Me rastin e 553-vjetorit të ndarjes nga jeta të Gjergj Kastriot Skënderbeut, Presidenti i Republikës, Ilir Meta thotë se ai është shqiptari më i gjallë ndër shqiptarët e gjallë. ”Heroi ynë Kombëtar dhe i Europës së Bashkuar. Krenaria, frymëzimi, fuqia dhe lavdia jonë”,-shkruan Meta në facebook.

Postimi i plotë

Gjergj Kastrioti Skënderbeu, do të mbetet përgjithmonë ylli polar i kombit tonë, simboli më përbashkues, që diti të na unifikojë në një Besëlidhje të Madhe, kur qenia jonë ishte më e rrezikuar se kurrë, “shqiptari më i gjallë ndër shqiptarët e gjallë”, përcaktuesi kryesor dhe pasaporta më dinjitoze e përkatësisë sonë europiane, Heroi ynë Kombëtar dhe i Europës së Bashkuar. Krenaria, frymëzimi, fuqia dhe lavdia jonë!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.