Standard.al

Strehoi sirianët në shtëpi për t’i nisur kontrabandë në Itali, arrestohet 31-vjeçari…

0

Një 31 vjeçar është ndaluar nga forcat blu për dhënie ndihmë për të mundësuar kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme të individëve. Sipas burimeve për “Faxnews”, bëhet e ditur se personi i ndaluar është shtetasi Qazim Ismailaj 31 vjeç nga fshati Trevllazore Vlorë. Arrestimi i 31 vjeçarit ka ndodhur ditën e 25 janarit, ku nga informacionet ai dyshohet se ka strehuar shtetasit Sirianë.

Pas shtetasit Fatos Dusha i ndaluar në tiranë, Ismailaj është personi i dytë i ndaluar për ngjarjen e datës 9 janar,  ku autoritetet arritën të shpëtojnë shtetasit sirianë në det pas dëmtimit që pësoi mjeti lundrues që do ti dërgonte drejt italisë.

Njoftimi i policisë

Vlorë / Vijon puna për zbardhjen e plotë të tentativës për kontrabandim të migrantëve një javë më parë.

Identifikohet, kapet dhe ndalohet një 31-vjeçar, i dyshuar si autori i dytë i kontrabandimit të migrantëve nga vendet e treta, në drejtim të Italisë.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë,  në vijim të punës për zbardhjen e plotë tentativës për kontrabandimin e migrantëve në rruge detare dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe ndalimin e autorit të dytë të kësaj ngjarjeje, shtetasi:

Qazimm Ismailaj, 31 vjeç, banues në Trevllazër, Vlorë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas ka strehuar në banesën e tij në fshatin Trevllazër, shtetasit e huaj emigrantë që kishin ardhur nga Tirana, të cilët do të largoheshin nëpërmjet rrugës detare në drejtim të shtetit italian, më datë 08.01.2021.

Vijojnë intensivisht veprimet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.