Standard.al

Pas tërmetit, qindra banorë në Kroaci po përballen me të ftohtin…

0

Pas tmerrit të tërmetit, banorët në Kroaci përjetojnë ankthin e temperaturave të ulëta, në një kohë që qendrojnë në strehime të improvizuara.

Mediat shkruajnë se zonat e tronditura nga tërmeti i dhjetorit janë nga më të varfrat në Kroaci.

Dimri i ashpër është ulur këmbëkryq dhe në Kroaci, në zonat e goditura nga tërmeti. Qindra familje që kanë humbur shtëpitë duhet të shqetësohen tashmë për temperaturat e ulëta.

Shtëpitë e shembura ruajnë ende të freskëta gjurmët e tërmetit të dhjetorit. Si të mos mjaftonte tragjedia ka prekur më shumë zonat e varfra të vendit.

Shumë prej banorëve të detyruar të jetojnë në strehime të përkohshme, shprehen se e shohin si luks faktin e konsumimit të ushqimit me pjatë, lugë dhe pirunj.

Tërmeti me magnitudë 6.4 lëkundi vendin në find të 2020-ës – tërmeti u ndje dhe në vende të tjera europiane.

Si pasojë humbën jetën 7 persona përfshirë dhe një fëmijë, por viktimat mund të jenë dhe më shumë meqenëse shumë njerëz nuk kanë asgjë dhe ndihmat vonojnë të vijnë.

Rreth 50 mijë persona konsiderohet se janë prekur nga tërmeti.

Prokuroria e përgjithshme ka nisur hetimet për ndërtimet e realizuara në vitet ’90 kur shpërtheu dhe një korrupsion që lidhej me rindërtimet, por gjërat nuk kanë ndryshuar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.