Arben Kashahu, Sekretar për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Partinë Demokratike, e ka cilësuar si një turp të Ramës, sulmin ndaj Francës dhe Bashkimit Evropian.
Deklarata e Kashahut vjen pas notës së protestës së Ambasada Franceze në Tiranë lëshoi ndaj Ramës, pasi ky i fundit kritikoi në prani të Erdoganit gjatë vizitës së fundit në Turqi, vendet e BE-së për mosmbështetje me vaksina.
‘Ka filluar ky vit dhe kryeministri ka lëshuar që ditën e parë një tiradë banalitetesh, akuzash e etiketimesh kundër BE, e tashmë edhe për Francën si shtet anëtar të saj në mënyrë nominale. Një përgjigje protestë nga Ambasadori i BE dhe një notë proteste nga Ambasada Franceze ka qenë kundërveprimi. Të dyja në të njejtën frymë: i kujtojnë kryemnistrit se mungesa e mirënjohjes i ka befasuar.