Standard.al

Luan Rama: Ta çlirojmë Sarandën nga kthetrat e korrupsionit, i duhet thënë ndal asaj dukurie që po ndodh…

0

Në kuadër të organizimit të aksionit politik dhe elektoral të gjithë strukturave të LSI, si dhe në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit, Luan Rama, zëvendëskryetar i LSI dhe drejtues politik për gjithë Qarkun e Vlorës, njëherësh edhe kandidat për deputet në krye të listës së LSI, për të bërë të mundur që me ndryshimin në gjithë Shqipërinë, por edhe me ndryshimin në Sarandë.

“Ta çlirojmë Sarandën nga kthetrat e korrupsionit dhe nga grabitësit e tokave dhe pronave, që pa dyshim këtu më shumë se asgjëkund tjetër është dëshmia më e shëmtuar e qeverisjes së sotme. Ju e dini shumë mirë, madje e dini më mirë se unë problemin e madh që është krijuar me pronat dhe Saranda, të gjithë banorët e saj në të gjithë hapësirën, por edhe Konispoli edhe Delvina, por edhe Finiqi, do t’i ndëshjojnë ashtu sic e meritojnë të gjithë ata që e kanë kthyer qeverisjen në grabitje, në mashtrim dhe në korrupsion.

Mjafton të shikoni cfarë ndodh këtu në këtë hapësirë, në këtë kantjer të hapur që është jo vetëm deformim, jo vetëm ndërhyrje në konceptin arkitekturor dhe në gjithë dimensionin urbanistik të qytetit por është imponimi i dhunshëm i shijeve të pushtetit pa pyetur banorët, pa pyetur që në fakt do të duhet të vendosin për cdo tullë dhe për cdo gur që lëvizet në Sarandë.

Fatkeqësisht Saranda është shpërfyryruar dhe i duhet thënë ndal asaj dukurie që po ndodh ku krimi dhe gjithë sistemi kriminal i pastrimit të parave është i lidhur me standartet e qeverisjes dhe ka shndërruar këtë hapësirë ashtu sic po tentohet të bëhet edhe me Ksamilin në një hapësirë ku pushteti pastron paratë e krimit. Projekti për të marrë me dhunë shtetërore pronat dhe për të privuar pronarët nga e drejta e tyre historike dhe legjitime sic është ajo që do të ndodhë në Ksamil natyrisht është një arsye më shumë që jo vetëm banorët e Ksamilit por edhe qytetarët e Sarandës dhe gjithë hapësira të vendosë ta shporrë këtë juntë, këtë klikë uzurpatore dhe që në Sarandë me te drejtë perceptohet edhe nga vetë socialistët si klika e vjedhjes së pronave në bregdet.

Denoncimi që është bërë edhe nga zoti Vasili në lidhje me të ashtuquajturin projekt korruptiv dhe të paligjshëm, antikushtetues, ku një tufë ministrash janë parë edhe në Dubai të ftuar siç ata e kanë komentuar nga një kompani private e cila ka interesa të drejtpërdrejta tek projektet të ashtuquajtura zhvillimore është dëshmia e konfliktit të interesit sepse nuk mundet në asnjë vend normal demokratik në botë nuk mund të ndodhë që një biznes privat të blejë ministra dhe funksionarë të shtetit qofte edhe duke ua paguar rrugën dhe gjithë trajtimin e tyre për interesa që kanë të bëjnë me politika shtetërore.

Një ministër mund të shkojë në një vend i ftuar nga ministri homolog dhe në këto raste shpenzimet i merr përsipër ministri që e fton mysafir, por këtë ta bëjë një biznes privat apo një subjekt privat kjo ka të bëjë me një aferë të pastër korruptive dhe një konflikt i pastër interesi. Unë jam këtu si garant që jo vetëm prona dhe e drejta e qytetarëve nuk do të cënohet por për të mos lejuar askënd të bëjë më atë cfarë është bërë me pronën dhe të drejtën e qytetarëve.

Zoti Basha është kryetar i PD por edhe në cilësinë e liderit të opozitës ka qenë shumë i qartë në qëndrimin e vet në të paktën në tre vite e këtej në frymën e bashkëpunimit të gjithë faktorëve opozitarë qa më tepër që LSI është jo vetëm një forcë përcaktuese, një forcë fituese në thelb e pushtetit”,- tha ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.