Standard.al

Kinë/ 5 mijë kuti me akullore rezultojnë të kontaminuara me Covid-19, departamenti i shëndetësisë po gjurmon rastet

0

Gjatë testimit rutinor të qeverisë kohët e fundit, tre mostra nga një kompani veriore akulloresh në Kinë rezultuan pozitive për COVID-19.

Zyrtarët tani besojnë se 4836 kuti me akullore mund të jenë kontaminuar – më shumë se gjysma e të cilave ishin shpërndarë për shitje kur dolën rezultatet e provës, njoftoi Sky News të premten. Vetëm 2.089 kuti me akullore mund të konfiskoheshin në kohë, thuhet në raport.

Akullorja u prodhua nga Kompania Ushqimore Tianjin Daqiaodao, ku 1,662 punonjës u testuan të enjten dhe ishin në karantinë. Dr. Stephen Griffin, një virolog në Universitetin e Leeds në Mbretërinë e Bashkuar, tha se një person i infektuar ka shumë të ngjarë të ketë qenë burimi i kontaminimit, shto këtu edhe ndonjë problem në higjienën e fabrikës.

Griffin shpjegoi se virusi mund të mbijetojë në produkt për shkak të temperaturës së ftohtë dhe yndyrës së akullores. Ai gjithashtu i bëri thirrje publikut që të mos panikoset për këtë ngjarje.

Zyrtarët thanë se ata që mund të kenë blerë akulloret duhet të raportojnë, në mënyrë që departamenti i shëndetësisë të gjurmojë rastet e mundshme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.