Standard.al

Ish-këshilltari i Ramës, del në krah të Kryemadhit/ Kandidat për deputet me LSI, në Qarkun e Elbasanit

0

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim me banorët e Peqinit, ku në krahun e saj është shfaqur për herë parë, ish-këshilltari i Kryeministrit Edi Rama për çështjet e komuniteteve fetare, Ermir Gjinishi!

Ky i fundit në vitin 2013 ka qenë ndër personat e afërt të kryeministrit Rama, i cili e ka prezantuar si “mikun e tij” që do ta ndihmojnë të zgjedhjen e problematikave që qeveria kishte asokohe me Komuniteti Mysliman për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë. Në një darkë informale me ambasdorëvet arabe, Rama ka theksuar se Ermir Gjinishi do jetë pjesë e stafit tonë.

Më vonë, Ermir Gjinishi është propozuar në vitin 2014 nga qeveria Rama si ambasador në Arabinë Saudite, por kandidatura e tij është refuzuar nga ish-presidenti i asaj kohe Bujar Nishani.

Burime bëjnë më dije se Ermir Gjinishi do të jetë kandidat i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Elbasanit.

Ndërkohë që sot ai ka bërë prezantimin e parë në krah të Monika Kryemadhit. Në këtë qark për dy mandate me radhë LSI ka kandiduar si kryesuesin e listës, Edmond Haxhinaston.

Ndërkohë që në këto zgjedhje kryetarja e LSI-së ka theksuar se do jetë kryesuese e listave të LSI në dy Qarqe, në Elbasan dhe Fier./TPZ.AL

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.