Standard.al

I besuari i kryeministrit, Damian Gjiknuri, shfaqet edhe me flamurin grek në Finiq

0

Damian Gjiknuri njihet si shërbetor i kryeministrit Rama. Shërbetor dhe besnik i tij. Ndaj sa herë Rama kishte halle në Tiranë niste Gjiknurin me çantë me projekte përtej Atlantikut. Po kështu me Kodin Zgjedhor  zgjodhi  Damianin që i shërbeu vetëm PS-së, duke masakruar Opozitën. Ndërsa sot me sa shikohet nga fotot nga Finiqi në Sarandë në një zonë minoritare, prapë kryeministri ka dërguar të besuarin Damian, me një flamur grek në tavolinë, me djallëzinë e tij surrelase, se gjoja vdesin për minoritarët.

Në një postim që ka në facebook, i dërguari i kryeministrit në Finiq shkruan se “Në takimin e zhvilluar me shtabin elektoral të Partisë Socialiste në Bashkinë e Finiqit. Punët e mira të kryera nga pushteti vendor dhe mbështetja e vazhdueshme e qeverisë qendrore me investime janë tregues i bashkëpunimit të suksesshëm dhe bashkëjetesës në këtë zonë me popullsi minoritare. Aleanca politike mes PS dhe MEGA në Bashkinë e Finiqit do të sigurojë nje rezultat elektoral rekord në 25 Prill”./kohajonë.com

   

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.