Standard.al

Franca proteston ndaj sulmeve e gënjeshtrave të Ramës: E papërshtatshme…për të sulmuar një vend mik…

0

Franca nëpërmjet ambasadës së saj në Tiranë, i është kundërpërgjigjur sulmeve dhe akuzave të Edi Ramës të bëra së fundmi, duke e akuzuar atë se po mban stoqe vaksinash në vend që të ndihmojë edhe vendet e tjera.

Nëpërmjet një letre dërguar ministrisë së Jashtme të Shqipërisë kjo ambasadë e cilëson këtë deklaratë jo vetëm të pavërtetë, por edhe si të papërshtatshme për të sulmuar një vend mik si Franca.

“Ndërsa Franca do të arrijë qëllimin e saj për një million njerëz të vaksinuar në fund të Janarit, kryeministri ngriti pyetjen se pse Franca duhet të ketë një stok vaksinash që mund ti përdorë në vend që ti ndajë me të tjerët. Përveç natyrës të pavërtetë të këtij informacioni, por që mund të jetë shukmë I ndjeshëm për mendjet e njerëzve, kjo ambasadë konsideron se nuk është e përshtatshme të sulmosh në këtë mënyrë nominative një vend mik dhe aleat”, shkruhet mes të tjerave në protestën e kësaj ambasade.

Më herët edhe ambasadori i BE-së Soreca, përgënjeshtroi sulmet e Ramës nga Ankaraja për të njëjtën çështje.

 

Image

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.