Standard.al

Zayn Malik nxorri albumin e ri dhe fansat mendojnë se aty zbuluan emrin e vajzës së tij dhe Gigi Hadid

0

Tifozët mendojnë se Zayn Malik ka një muzë të re në jetën e tij dhe bëhet fjalë për vajzën e këngëtarit, identitetin dhe emrin e së cilës po mundohet ta ruajë me fanatizëm.

Disa prej tyre mendojnë se Zayn ka zbuluar emrin e vajzës së tij dhe Gigi Hadid në albumin e ri “Nobody Is Listening”.

Fansat kanë dëgjuar 11 këngët e albumit për të parë nëse në tekstet kishte ndonjë emër fëmijës, dhe dolën me disa teori.

Kënga e 11-të e albumit quhet “River Road” dhe ata mendojnë se pikërisht “River” është emri i vogëlushes.

“Mendoj se River është emri i vajzës së Zayn ose diçka e ngjashme,”- shkroi një fans.

Megjithatë çifti i famshëm nuk kanë reaguar dhe preferojnë të mbajë sekret emrin e foshnjës së tyre.

Gjithashtu Zayn dhe Gigi i kanë fshehur edhe imazhin vogëlushes për të ruajtur privatësinë e saj.

Megjithatë ishte nëna e supermodeles së padashje publikoi një foto ku në një pasqyrë reflektohej fytyra e të foshnjës.

/Panoramaplus.al

  

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.