Standard.al

Makina përplas policen e qarkullimit rrugor tek Kthesa e Kamzës

0

Një aksident është regjistruar sot tek Kthesa e Kamzës, ku është aksidentuar një punonjëse e policisë të qarkullimit rrugor, e cila ishte në shërbim.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:55.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti me drejtues K.V, ka aksidentuar punonjësen e policisë të qarkullimit rrugor shtetasen A. Sh, aktualisht në shërbim, e cila u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.