Standard.al

Interi rrezikon penalizim, ekipi ka dy muaj pa rroga

0

Nuk ka dyshime që me paratë që ata fitojnë janë ndër njerëzit më të privilegjuar në planet, por gjithsesi paktet janë pakte dhe kontratat duhen respektuar.

suningSepse, edhe nëse futbollistët janë dakord që të luajnë pa marrë rrogat, janë institucionet ekonomike dhe taksambledhëse ato që nuk e lejojnë këtë. Dhe teksa Interi përgatitet me nga dy seanca në ditë për të pritur ndeshjen për titull kundër Juventusit, të dielën në 20:45 në stadiumin “San Siro”, e përditshmja prestigjioze italiane “Repubblica” është ajo që turbullon ujërat në kampin zikaltër. Sipas këtij burimi, lajmi për shitjen e mundshme dhe të papritur të klubit nga “Suning” ka të bëjnë me disa probleme jo të vogla financiare me të cilat po përballet presidenca aktuale. Në shkrimin e djeshëm të kësaj gazete nënvizohej se ndërrimi i pronësisë brenda këtij sezoni apo qoftë shitja e një pjese të rëndësishme të aksioneve nuk është një tabu, përkundrazi gjithçka duket më e mundur se kurrë, duke parë edhe faktin më të rëndësishëm në fjalë, që vë disi me shpatulla pas murit grupin kinez, “Suning”.

Këta të fundit vërtet mund të vazhdojnë bisedimet dhe vlerësimin e ofertave të ndryshme ekonomike, por ndërkohë futbollistët dhe Konte me stafin e tij presin pagesën e rrogave të nëntorit e të dhjetorit. Deri në këtë pjesë të sezonit, pjesëtarët e klubit milanez kanë marrë vetëm pagat e shtatorit dhe të tetorit, por ndërkohë “Repubblica” specifikon që edhe pse pakënaqësia për mosmarrjen e rrogave nuk është e vogël në skuadër, është “Suning” që duhet të shpejtojë për t’i dhënë një zgjidhje këtij problemi brenda datës 16 shkurt 2021, për të shmangur ndonjë penalizim në pikë në renditjen aktuale. Diçka e tillë duhet evituar me çdo kusht, duke parë se asnjëherë më shumë sesa këtë sezon, Interi nuk duket i fortë dhe i karikuar për të luftuar deri në fund për titullin kampion.

MBLEDHJA E KËSHILLIT
zhang-e1511189178564
Dhe ditën e djeshme, siç ishte në program, u mbajt edhe mbledhja e Këshillit Administrativ të klubit, i cili ka bërë llogaritë në nivel financiar dhe ka programuar muajt e ardhshëm në nivel financiar. Pas mbledhjes së mbajtur, klubi zikaltër ka dalë me një komunikatë zyrtare ku ka pranuar problemet financiare, si shumë klube të tjera të mëdha në botë: “Situata ekonomike për sezonin 2020- 2021 konfirmohet e vështirë. Pandemia COVID-19 ka bërë që arkëtimet të bien shumë në krahasim me vitet e kaluara dhe situata është disi e vështirë. Gjithsesi, ne (‘Suning’) garantojmë se do të vazhdojmë të suportojmë dhe konfirmojmë se stabiliteti ekonomik nuk ka pse të shqetësojë askënd”, mbyllej komunikata e Këshillit Administrativ zikaltër.

BLERJA, 3 PRETENDENTE
goldman-1
Ndërkohë, lidhur me pretendentet për blerjen e mundshme të Interit, përveç “BC Partners”, shumë të interesuara në orët e fundit janë edhe dy kompani të tjera. Ndërsa “Suning” ka dalë hapur duke përllogaritur se shifra e duhur për shitjen e klubit është ajo e të paktën 900 milionë eurove, revista “Financial Times” ka zbuluar se ato që nuk tremben përballë kësaj shifre të bërë janë suedezet e “EQT” dhe amerikanët e “Arctos Sports Partners”. Nga ana tjetër, Interi ka kontraktuar për konsulencë agjencinë “Goldman Sachs”, lidhur me blerësit potencialë, për të investiguar dhe kuptuar më shumë rreth ofertave të marra. Në të njëjtën kohë nuk kuptohet nëse të tria kompanitë e mësipërme të interesuara duan që t’i blejnë të gjitha aksionet në pronësi të “Suning” apo kinezët po kërkojnë një ortak minorance, për të shtuar më shumë kapitalin në klub, duke ruajtur kuotën e maxhorancës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.