Standard.al

E BUJSHME/ Nuk po gjen hapësira me Zidanin, Fiorentina ka nisur bisedimet me lojtarin e Realit të Madridit

0

Pas shitjes së Pol Lirolës tek Marseja, skuadra e Fiorentinës po vëzhgon disa pista për mbrojtës të djathtë.

ODRIOZOLA

Pas interesimeve për Andrea Kontin dhe Malkui të Napolit, tani skuadra vjollcë ka bërë avancime për Alvaro Odriozola të Realit të Madridit.

Mbrojtësi 25-vjeçar bask nuk ka patur hapësira me trajnerin Zinedin Zidan, ku dhe sezonin e kaluar shkoi në huazim tek Bajerni i Mynihut.

Ai dëshiron të qëndrojë në Madrid, por vullneti për të patur sa më shumë minuta duke parë konkurrencën ndaj Karvahalit, mund të largohet që në merkaton e janarit.

Fiorentina ka hedhur hapat e para për të bindur lojtarin spanjoll i cii shpërtheu në rradhët e Real Sociedad.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.