Standard.al

Zgjedhjet e 25 prillit, PD pritet të firmosë marrëveshjet me aleatët, Shehi: Më e rëndësishme se listat është platforma

0

Brenda pak ditësh Partia Demorkatike pritet të firmosë zyrtarisht marrëveshjet me aleatët e saj opozitarë. Diskutimi me i gjerë është më LSI-në, me të cilën do ti duhet të vendosë për koalicionet dhe taktikat elektorale për maksimalizimin e votave.

Partia Demokratike e ka mbyllur me disa aleatë marrëveshjen për zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa për pak ditë pritet nënshkrimi zyrtar.

Me aleatët është negociuar individualisht, ndërsa kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, thotë se më e rëndësishme se ky proces, është alternativa që do ti ofrohet qytetarëve.

Shehi: Më të rëndësishme nga të gjitha quaj tezat politike të cilat do t’u ofrojmë qytetarëve. Kjo punë e deputetëve, sa janë, si do të jenë, unë them që i ka ardhur fundi.

Në proces diskutimi, Partia Demokratike është me republikanët, Partinë Agrare Ambientaliste dhe ndërsa diskutimin më të gjerë e ka me Lëvizjen Socialiste për Integrim, me të cilët do të duhet të vendosë edhe për taktikat elektorale.

Shehi: Sigurisht që ka një tezë do të hyhet me një listë apo me dy lista. Por kjo është përtej meje, është një marrëdhënie dhe një marrëveshje mes PD dhe LSI. Nuk na afekton ne të tjerëve. Ne kemi bërë një marrëveshje me kohë me Partinë Demokratike, Partia Demokratike po e respekton, kjo është e gjitha.

Opozita pritet të dalë më dy lista për deputetë, e kjo si tentativë për të maksimalizuar votat në qarqet të ndryshme.

Krahas diskutimeve për 25 prillin, PD do të nënshkruajë me aleatët e saj edhe një kontratë morale për bashkëpunim pas 25 prillit në mënyrë që të mos ketë trafik të deputetëve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.