Standard.al

Specialistët protestojnë: Shpëtoni Radio Tiranën!

0

 

Prej ditësh në rrjetet sociale qarkullon pamja e trishtuar ku është katandisur godina e famshme, në krye të rrugës së Kavajës, një nga vilat më të vjetra të kryeqytetit me vlera arkitektonike, ku denoncohet bashkia e Tiranës se ka një plan për ta shembur, dhe ndërtuar në rrënojat e saj një pallat 11 katësh. Ky shqetësim është përditësuar pasi një ditë më parë është faktuar se godinës i janë hequr dyert dhe dritarët për gjithë natën…

 

 

 

Specialistët protestojnë: Shpëtoni Radio Tiranën!

 

 

 

 

Godina historike e Radio Tiranës, monument kulture i kategorisë së II, shpallur nga Ministria e kulturës, është një tjetër objekt historik në kryeqytet që po ja numërojnë ditët. Ajo sot ka pamjet e fundit: e rrënuar, shkyer dyer e dritare, gati të rrëzohet!

Ndërsa në rrjetet sociale është bërë virale thirrja: Shpëtoni Radion, shumë specialistë të monumenteve kanë ngritur zërin për ta shpetuar këtë monument, me ndërgjegjen se zëri i tyre do konsiderohet nga institucionet përgjegjëse, siç është Ministria e Kulturës, e cila deri tani nuk ka kthyer përgjigje. Ndërkohe godina e rrënuar edhe është plaçkitur, i janë hequr dyer e dritare, dhe është kthyer në një germadhe të pazakontë. Specialistët e monumenteve karshi kesaj gjendje, qe si duket nuk mban me, duke pasur parasysh frenetizmin e shkaterrimin e vilave historike, shprehen se statusi monument kulture nuk po i mbron më objektet dhe Ministria e Kulturës ka hequr nga mbrojtja disa vila të viteve ’30 në Tiranë, që po prishen një nga një për t’i lënë vendin ndërtimeve të reja. Nga më aktivët është Forumi për Mbrotjen e Trashëgimisë, duke risjellë në logon: SHpëtoni Radion, zërat më të fortë në mbrotje të kësaj godinë historike. Janë restauratorë, arkitektë të cilët  në një valë zemërimi për planet që politikat qeverisëse mund të kenë, qoftë ajo qendrore por edhe lokale, kanë bërë thirrje për të mos vënë dorë mbi këtë godinë, por përkundrazi kanë kërkuar restaurimin e saj.

Prej ditësh në rrjetet sociale qarkullon pamja e trishtuar ku është katandisur godina e famshme, në krye të rrugës së Kavajës, një nga vilat më të vjetra të kryeqytetit me vlera arkitektonike, ku denoncohet bashkia e Tiranës se ka një plan për ta shembur, dhe ndërtuar në rrënojat e saj një pallat 11 katësh. Ky shqetësim është përditësuar pasi një ditë më parë është faktuar se godinës i janë hequr dyert dhe dritarët për gjithë natën, që siç duket po bëhet gati për shembje.

“Hiqen natën dyert dhe dritaret e ndërtesës historike të ish Radio Tiranës. Erion Velia lë në mëshirë të fatit dhe lejon shkatërrimin e një simboli tjetër të kryeqytetit shqiptar. Furia anti-memorie nuk ka të ndalur. Komuniteti është i pafuqishëm ndaj egërsisë për fitim të oligarkisë financiare. Objekti është monument kulture!” – ka qenë nga reagimet e para të Forumit për Mbrotjen e Trashëgimisë.

Arkitekt dhe restaurator, Guri Pani shprehet: “Shpesh pyes vehten, a i lexojne z. Veliaj, drejtoresha e IM Kultures apo Ministria e Kultures keto rreshta te shkruara me zemer.Nqse po, a kane zemer ata te prishin ndertime te tilla qe jane me vlera historike dhe emocionale per qytetaret e Tiranes.Nje lajm i mire eshte qe turqit do vijne te na pushtojne per te restauruar Xhamine e Plumbit. Uroj te vijne dhe italianet te na pushtojne per te restauruar banesat e mbeture te viteve 30-40 ne Tirane.Fjalet e specialisteve shkojne ne vesh te shurdher. Mos u lodhni kot ore njerez te mire. Ata qe marin vendim, si Ministria e Kultures, Instituti i Monumenteve apo Bashkia e Tiranes jane pushtuar nga ata qe duan te zhdukin cdo gje te vjeter. Historia duhet te filloje me Rilindjen.Duket sikur jemi te pushtuar nga armiqte e jashtem. Pra duhet te clirohemi fillimisht pastaj te mendojme per kulturen tone”.

Prej vitesh godina historike është liruar nga institucioni i Instituti i Kultures Popullore, ku ishte marrë me qera nga Ministria e Kulturës, ku trashëgimia fondamentale e etnografisë ruhej në kushte miserable.

Ndërsa akademiku, specialisti banesave historike, Emin Riza vazhdon te jete nga zërat më të fortë për këtë mungesë të vëmendjes duke u shprehur për Radio Tiranën se: “Godinat historike duhen ruajtur, por nuk kanë vëmendje prej vitesh. Ne kemi një drejtoreshë të Institutit të Monumenteve të Kulturës, që duhet të reagojë. Pa marrë vendim IMK dhe Ministria e Kulturës, nuk mund të ndërhyhet në godinat monument kulture. Nëse flasim për një nga godinat historike si ajo e “Radio Tiranës” duhet të ishte restauruar. Nëse ekziston si monument kulture duhej të ishte restauruar, kjo është e qartë.”

Më tej, kundër këtij degradimi që po i bëhet kësaj godine, me riskun e shembjes, ka reaguar edhe restauratori Ajet Nallbani: “Turp për ata që hanë bukë në mbrojtje të trashgimisë. … sa për drejtoreshën e IMK, është turp që rri në karigen e nderuar të Gani Strazimirit. Trashgimtare e padenje, e atij institucioni dinjitoz.”

Arkitekti Latif Lazimi tregon se në studimet që janë bërë për qendrën historike të Tiranës ajo ka qenë monument kulture për të dy komponentët e rëndësishëm, si historik dhe atë arkitektonik. “Ajo duhet të mos prishet dhe shteti shqiptar duhet patjetër ta restaurojë. Po hap një zgjidhje si mund të ruhen këto ndërtime nga mos prishja dhe duhet të restaurohen nga shteti shqiptar. Këto ndërtime që kanë pronarë duhet të blihen nga shteti, nga pronarët të cilët nuk janë të interesuar për tu ruajtur dhe për arsye të amortizimit të madh në kohë. Por ndërkohe shteti që është i interesuar duhet ti blejë dhe ti restaurojë, sepse kështu mbron trashëgiminë kulturore shqiptare, duke i kthyer në muze ose në funksione të tjera me të cilat krijon mundësi dhe fitimi financiar, përveç ruajtjes së kulturës shqiptare, shprehet ai. Sipas tij, kjo praktikë bëhet në mbarë botën, si në Europë dhe në Amerikë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.