Standard.al

Përmbytjet/ Braimllari takon banorët në Lubonjë të Korçës: Kjo qeveri e ka zhytur vendin në krizë

0

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka qenë në Lubonjë të Korçës, ku ka zhvilluar një takim me banorë të zonës.

Braimllari teksa dëgjoi shqetësimet e banorëve tha se kjo qeveri e zhyt vendin në krizë.

Braimllari akuzon qeverinë se nuk po menaxhon si duhet situatën e përmbytjeve.

Ai bëri thirrje që në 25 prill të gjithë të marrin masivisht pjesë në zgjedhje.

“Kjo është një qeveri që e zhyt akoma dhe më shumë këtë vend në krizë. Shikoni se si po menaxhohet situata nga përmbytjet.

Sa herë ndërhyn qeveri zhytet situate më tej në krizë dhe nuk ka zgjidhje.

E vetmja rrugë është që më 25 prill të marrin pjesë masivisht të gjithë të rinjtë dhe të rejat e Lubonjës, të gjithë të rinjtë dhe të rejat e Vithkuqit, të gjithë të rinjtë dhe të rejat e qarkut të Korçës për ti dhënë goditjen përfundimtare kësaj qeverie që ka varfëruar në ekstrem vendin”, është shprehu Braimllari.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.