Standard.al

Përmbytja e Lungomares/ Pollo: Qeveria kujdeset për fasadën, të paktën të ishin bërë kanalizimet

0

I ftuar në emisioni “Aktualitet” ish-deputeti i PD-së Genc Pollo foli rreth përmbytjet në vend ku shtoi se të gjitha investimet në infrastrukturë të Kryeministrit Edi Rama janë thjeshtë një fasadë dhe këtë gjë e treguan edhe përmbytjet masive në jug të vendit. Sipas Pollos ndërtimet e reja të bëra në qytetin e Vlorës nuk kanë sisteme kullim ndaj dhe përmbytjet ishin aq kaotike.

Ndër të tjera Pollo thotë se si pushteti qendror por edhe ai vendor nën drejtimi e Edi Ramës ka vetëm një qëllim që të kujdese për fasadën dhe propagandën ndërsa nuk merren me thelbin e situatës.

“Përmbytja totale, një pjesë e shpjegimit është edhe natyra kur bien reshjet me furi rritet edhe niveli i ujërave. Aty ku ka ndërtime të reja duhet të ishin bërë me sisteme kullimi, emblema e infrastrukturës së Edi Ramës Lungomarja e Vlorës u përmbyt me një pjesë të madhe të qytetit, nuk ka si të jetë rastësi por përputhet me një mënyrë tipike e kësaj qeverie e këtij Kryeministri, që kujdeset shumë për fasadën po për thelbin nuk kujdeset dhe këtë e zbulojë reshjet e rrëmbyera.

Përmbytja në Vlorë ishte nga më të mëdhatë që kujtoj unë. Në Shkodër ka pasur sepse ka një tjetër hidrografi dhe ndodh shpesh edhe ndërhyrja është më e vështirë.

Kur ndërtohet një vepër si Lungomarja me të cilën Edi Rama mban flamurin si deputeti i Vlorës, të paktën të ishin bërë kanalizimet dhe tubacionet. Pushteti qendror dhe ai vendor që drejton Rama kujdesen shumë për fasadën dhe aspak për thelbin dhe shiu e nxori në pah këtë gjë”- theksoi Pollo

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.