Standard.al

“Në qiell të hapur”, i riu nga Vlora apelon për ndihmë: Rrëshqitja e tokës më shkatërroi banesën (VIDEO)

0

Shirat e dendur të ditëve të fundit kanë shkaktuar probleme me rrëshqitjen e dherave edhe në Babicë të Madhe të Vlorës.

Një qytetar i quajtur Dritan Aliraj kërkon ndihmë pasi ka mbetur bashkë me dy prindërit në qiell të hapur.

Rrëshqitja e tokës ka shkaktuar rënien e disa pemëve sipër ndërtesës ku banonte familja prej 3 anëtarësh. Ata shprehen se kanë frikë të kthehen brenda nga frika se mos i zë poshtë.

Dritani thotë se autoritetet kanë ardhur për inspektim dy ditë më parë, por që nga ajo ditë asgjë nuk është bërë për ta.

“Jemi në qiell të hapur, ju lutemi na ndihmoni”,- thotë ai./balkanweb.com

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.