Standard.al

FOTO/ Beton edhe te Parku i Liqenit, Malltezi-Veliajt: Kaq shumë e urren natyrën?

0

Kreu i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, përmes një postimi në rrjetet sociale, denoncon betonizimin që po i bëhet edhe Parkut të Liqenit në Tiranë.

Teksa publikon edhe një foto nga kantieri i ndërtimit, Malltezi shkruan ndër të tjera se, kryebashkiaku Erion Veliaj premtoi parqe më shumë se pallate dhe futi beton edhe brenda parkut!

Jamarbër MallteziBeton edhe brenda Parkut! Premtoi parqe me shume se pallate dhe futi beton edhe brenda parkut! Premtoi park orbital utopik/hipotetik se nuk shenohet askund ne harte se ku qenka ky park. Mbjell fidan por mbijne qiellgervishtes edhe ne lulishte. Kaq shume urren natyren qe i fut beton patjeter? Nuk ka asnje profesionist ne bashki qe ti sugjeroje te beje objekte me materiale miqesore me natyren?

Foto e publikuar në Facebook nga Jamarbër Malltezi

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.