Standard.al

E njëjta skemë mafioze që “Camorra” përdori në Napoli , Veliaj po e aplikon sot me planin e Kombinatit

0

Nga Titi Seranaj

Në 1963, në bashkinë e Napolit, kërkohet leje ndërtimi për zhvillimin e një zone të populluar urbane kryesisht nga ndërtime të vjetra 4-5 katëshe. Pas këtij plani fshihej grupi mafioz “Camorra”.
Leja fillimisht u kundërshtua, pasi binte ndesh me planin e përgjithshëm urbanistik, të drejtën e pronës, ligjet në fuqi dhe rregullat e tregut.
Kundërshtit vinin nga këshilltarët bashkiak opozitar, ndërsa kryetari i bashkisë i lidhur me korrupsionin, përfaqësonte shumicën, miratojnë lejen..
Fillon shpërngulja me forca policore e banorëve nga banesat e tyre të padëmtuara, në emër të ZHVILLIMIT.
Ndërsa në 2020 e njëjta skemë mafjoze përgatitet nga vet kryetari i bashkisë për zonën e Kombinatit. Arkitektët e oborrit, pëgatitin një plan zhvëllimor në zonat e banuara dhe ky plan miratohet dhe bëhet pjesë e planit të përgjithshëm vendor Tirana 2030..Ndërsa për zbatimin e tij kërkohen investitor.
Ndërsa në rastin e parë, mafja vetofrohej si investitore për përfitime në fushën e ndërtimit, në rastin e dytë, është mafia në pushtet ajo kërkon investitorin…Vetë bashkia shkel ligjet dhe të drejtat e qytetarëve mbi pronën ,duke i grabitur truajet dhe shpërgulur nga godinat e padëmtuara, në emër të ZHVILLIMIT.
“Po bëjmë gjithë përpjekjet tona për të tërhequr investitorë të fuqishëm në shqipëri – shprehet Mazniku..
Të sjellësh investitor për ndërtim pallatesh, nuk është thithje investimi, është thjesht përfitim.
Një vend si ky i yni ku vetëm pallate ndërtojnë të gjitha kategoritë; berberët, fermerët byrektoraxhinjtë, këpucarët, rrobaqepësit etj etj nuk ka nevojë për këta investitor..
“Nuk jemi kundër zhvillimit, jemi kundër shkeljeve të ligjit”-shkëputur nga filmi “Le Mani Sulla Città”

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.