Standard.al

Qëlloi me armë zjarri pas sherrit me bashkëmoshatarin, shpallet në kërkim 20-vjeçari

0

Policia ka shpallur në kërkim një 20 vjeçar pasi ky i fundit qëlloi me armë zjarri në ajër ndaj një bashkëmoshatari në Mamurras, ngjarje e ndodhur në orët e fundit.

Kurbin

Qëlloi me armë zjarri në ajër pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar

Më datë 12.01.2021, në fshatin Adriatik, Kurbin  shtetasi A.B.,20 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit me shtetasin E.P., 18 vjeç ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Pas marrjes së informacionit menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë ku falë veprimeve të shpejta bënë identifikimin e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë  shërbimet e Policisë po krehin zonën  për kapjen e 20 vjeçarit si dhe gjetjen e  sekuestrimin e  armës së zjarrit  me të cilën ka qëlluar në ajër.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.