Standard.al

Vangjel Tavo për “standard”: Nuk më ndalin diversionet e Rilindjes, në 25 prill heqim qafe ‘shushunjën’ që i thithi gjakun familjeve shqiptare

0

Në një intervistë të gjatë për “standard”, ku flet për fushatën e vaksinave, përmbytjet, zgjedhjet e 25 prillit, ish-deputeti i LSI-së Vangjel Tavo vjen me një rrëfim të plotë dhe me një lumë denoncimesh e akuzash. Intervista botohet e plotë neser ne gazeten ‘standard’, por nga ajo po shkëpusim vetëm një pyetje që lidhet personalisht me fatin e Tavos në LSI.

Pyetje: Në disa media është përngjitur emri juaj me atë të ish-minsitrit Nasip Naço, duke pretenduar se shumë shpejt do largoheni edhe ju nga LSI. Cili është komenti juaj mbi këto lajme?

JO. Vangjel Tavo nuk largohet nga LSI. Jam më shumë se kurrë i përkushtuar për largimin e sektit të ‘rilindjes” që nuk përfaqëson socialistët e thjeshtë por vetëm një grup shushunjash që thithin gjakun e familjeve të thjeshta.

Këto diversione të vjetra të sektit të ‘rilindjes’ për largime apo sabotime nuk pijnë më ujë dhe nuk e shpëtojnë dot nga largimi i sigurtë më 25 prill.

25 prilli është një datë e rëndësishme pasi i jepet fund një herë e përgjithmonë këtij sekti malinj që varfëroi shqiptarët, zhyti vendin në mjerim, shpopulloi vendin, largoi rininë, dhe pengoi integrimin e vendit në familjes evropiane.

 

*Intervisten e plote e lexoni neser ne gazeten “standard” 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.