Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, mëngjesin e sotëm ka zhvilluar një takim me banorët e Lezhës.
Lezha është një ndër qytetet që po vuan nga pasojat e përmbytjeve që kanë përfshirë vendin ditët e fundit.
Kryemadhi ka dëgjuar nga afër hallet e përditshme të banorëve të kësaj zone.
Kryetarja e LSI është shprehur se qytetarët po vuajnë ende pasojat e tërmetit, pandemisë dhe tani të përmbytjeve, ndërkohë që qeveria nuk po i menaxhon siç duhet situatat.