Janë zbardhur detaje të reja lidhur mbi arratisjen tashmë prej disa ditësh nga arresti shtëpiak në Katania, të Moisi Habilaj, kushëririt të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri,
Sipas verifikimeve të policisë italiane rezulton se Habilaj nuk kishte detyrim të mbante byzylykun elektronik.
Arratisja ka zbuluar edhe skandalin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë në Katania që e la në arrest shtëpie për arsye shëndetësore, por duke mos I vendosur byzylykun elektronik që duhej të ishte si kusht.
Ditën para se të arratisej Habilaj kishte informuar policinë se do të shkonte te dentist, por që nga e shtuna e kaluar ai rezulton i zhdukur.