Standard.al

Basha: Shqiptarët në krizë, ministrat darkojnë 1 mijë dollarë bifteku, ndryshimin do ta sjellim ne!

0

Kreu demokrat, Lulzim Basha, ka reaguar sërisht lidhur me darkën e të shtunës në restorantin luksoz Nusr-et në Dubai, ku të pranishëm ishin ministrat Arben Ahmetaj, Belinda Balluku, nënkryebashkiaku Arbjon Mazniku, këshilltari i Edi Ramës, Endri Fuga, si dhe biznesmeni Samir Mane.

Në një prononcim për mediat, Basha tha se ndërsa Shqipëria është e përmbytur, ministrat e Ramës darkonim në Dubai. Sipas tij, kjo tregon se Qeveria Rama nuk ka turp, por me sa duket para ka.

“Ministrat e qeverisë trefishuan pasurinë. Shqipëria është në krizë, por qeveritarët darkojnë 1000 dollarë bifteku”, tha Basha.

Në vijim ai tha se Qeveria Rama mendon vetëm për vete, vetëm për paratë e veta. Basha ripëërsëriti thirrjen se është koha që kjo qeveri të ikë dhe se vendit i duhet një qeveri që mendon për qytetarët.

“Është koha për një qeveri që punon për paratë e shqiptarëve. Këtë ndryshim do ta sjellim ne”, tha Basha.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.