Standard.al

Aksident në aksin kombëtar, automjeti përplas këmbësorin 55-vjeçar

0

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në aksin rrugor Korçë- Maliq ku një automjet ka goditur një kalimtar. Sipas informacioneve aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Bulgarec, ku shtetasi me inicialet K.D nën drejtimin e automjetit tip “Benz” ka aksidentuar këmbësorin me inicialet A.G 55-vjeç. Ai u dërgua menjëherë drejt spitalit të Korçës për të marrë ndihmën e parë nga mjekët.

Ndërkohë që drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje për të sqaruar shkaqet e aksidentit.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 12.01.2021, rreth orës 19:10, në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Bulgarec, shtetasi K. D., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin A. G., rreth 55 vjeç, banues në Bulgarec, këmbësor në rrugë, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.