Standard.al

Vriten dy shqiptarë babë e bir, ngjarja në orët e fundit

0

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e mbrëmjes në ishullin Zakintos të Greqisë.

Deri më tani mësohet se për dy persona të vdekur dhe dy të plagosur në sheshin Agios Sostis.

Sipas dëshmive të rastit, sherri nisi për shkak të një borxhi mes dy grupeve.

Dyshimet e para janë se në këtë ngjarje janë përfshirë disa shqiptarë.

Policia ndërkohë ndodhet në vendin e ngjajres dhe po heton për zbulimin e shkaqeve të ngjarjes.

Mësohet se të vdekur kanë mbetur një burrë dhe një djalë i ri, të cilët sipas mediave lokale janë babë e bir.

Pas sherrit, babai ka tentuar që të fshihet në një lokal ku është ndjekur nga persona të armatosur duke u qëlluar aty për vdekje.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.