Portierit të Kombëtares, Thomas Strakosha, i ka kushtuar shtrenjtë nervozizmi ndaj vendimit të trajnerit Simone Inzaghi pasi ka mësuar që nuk do jetë titullar ndaj Parmës.

Portale të afërta me skuadrën e Lazios kanë mësuar se pasi trajneri i ka komunikuar që nuk do jetë portier titullar në ndeshje, ai ka hedhur dorezat në tokë dhe ka braktisur seancën stërvitore me justifikimin e problemeve fizike.

Sjellja e portierit ka qënë një arsye më shumë për drejtuesit e klubit që ta nxjerrin në merkato.

Gardiani i kombëtares shqiptare nuk ka pranuar që të firmosë rinovimin e kontratës pas humbjes së vendit të titullarit. Ndërsa kujtojmë se kontrata e tij skadon në vitin 2022 me Lazion që është e hapur të presë ofertat për të.