Një person është mbytur pak minuta më parë në Lumin Kir, në zonën e Postribës.
Viktima është larguar prej mbrëmjes së djeshme nga shtëpia, teksa mësohet se është i moshës 47 vjeçare dhe dyshohet se ka qenë një person me probleme mendore.
Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Spitalit të Shkodrës.