Standard.al

Ngjarje e rëndë në Kosovë/ Vetëvritet Koloneli i FSK-së

0

Policia e Kosovës ka konfirmuar vetëvrasjen e pjesëtarit të Forcave të Sigurisë së Kosovës me armë zjarri, në parkun e lagjes Arbëria në Prishtinë.

Viktima është i moshës 47-vjeç, ndërsa nuk raportohen shkaqet që çuan deri te marrja e vendimit për kryerjen e këtij akti.

‘Rreth orës 16:00, në parkun e Arbërisë në Prishtinë, një person është vetëvrarë me armë zjarri. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e personit mashkull 47 vjeç. Njësitë e nevojshme policore janë në vendngjarje dhe kanl nisur një hetim per rrethanat qe karakterizojnë ngjarjen’, tha policia.

Ndërsa, edhe nga Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës e kanë konfirmuar lajmin për vdekjen e pjesëtarit të FSK-së.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.