Friday, March 29, 2024
Home Bota Italia në lockdown total nga 24 dhjetori deri më 6 janar

Italia në lockdown total nga 24 dhjetori deri më 6 janar

0
138

“Italia do të jetë zonë e kuqe me një regjim lockdoëni të plotë në ditët festive e parafestive të Krishlindjes e të ndërrimit të viteve, ndërsa nga data 24 dhjetor deri më 6 janar 2021, i gjithë vendi do të jetë një zonë e portokalltë me masa izolimi brenda komunave, rajoneve e provincave të çdo individi.”

Regjimi i izolimit të plotë në Itali do të jetë i vlefshëm për 10 ditë rresht. 24, 25,26. 27, 31 dhjetor 2020 e 1,2.3. 5 e 6 janar 2021.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri italian Giuseppe Conte, gjatë një dalje publike ku informoj popullin italian se qeveria në kuadrin e periudhës festive, ka firmosur urdhërin e masave të reja për të luftuar rrezikun e pandemisë e cila vazhdon të regjistrojë në Itali një numër të lartë viktimash e personash të infektuar.

Në ditët festive e parafestive të periudhës kohore nga 24 dhjetor deri më 6 janar 2021 dalja nga banesat private do të lejohet vetëm një herë në ditë e nga ora 5.00 deri në ora 22.00 të mbrëmjes për vetëm dy persona, të cilët dëshirojnë t’ju bashkohen familjarëve të tyre që jetojnë në të njëjtin rajon. Në këtë rregull përjashtohen minorenët nën 14 vjeç të shoqëruar me prindërit.

Në ditët e tjera jofestive e joparafestive (në datat 28, 29, 30 dhjetor e 5 janar ) i gjithë territori kombëtar do të jetë një zonë e portokalltë duke mos lejuar lëvizjen mes komunave në të njëjtin rajon por me përjashtimin që në komunat e vogla me 5 mijë banorë mund të lejohet lëvizja në një hark gjeografik maksimumi 30 km.

Orari i “shtetërrethimit” do të vazhdoj të jetë nga ora 22.00 deri në 5.00 të mëngjesit.

Në rast të shkeljes së këtyre masave të reja do të aplikohet gjobvënia nga 400 deri në 100 euro e për bizneset nga 5 ditë deri në 30 ditë masë mbyllje aktiviteti.

Prej ditës së dielë datë 20 dhjetor 2020 e për 3 ditë rresht, i gjithë vendi do të jetë zona e verdhë, pra me lejmin e lëvizjes mes komunave të të njëtit rajon por me ndalimin e spostimit nga një rajon në tjetrin, me përjashtim për motiv pune, shëndeti apo të jashtëzakonshëm.

Ta

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here