Raporti i “Transparency International” për korrupsionin, Shano: Skaneri i këtyre 7 viteve qeverisje

0
112

Në një intervistë për gazetaren Matilda Mcini në Ora News analisti Dritan Shano ka komentuar raportin e fundit të Transparency International për Shqipërinë.

Sipas Shanos, raporti në fjalë është skaneri më i mirë i situatës politike dhe ekonomike që ndodhet vendi prej 7 vitesh tashmë.

Dritan Shano: “Raporti i Transparency International bën një skaner të sistemit politik, ekonomik që ka ngritur në këmbë kjo qeveri në këto 7 vite. Unë nuk jam nga ata njerëz që besojnë se politika shqiptare e para këtyre 7 viteve ishte e pamëkat por asnjëherë nuk më kishte shkuar në mendje, që nga ’91 e këtej, që do shikoja të ngritur në sistem politik dhe ekonomik ekzaktësisht ato gjetje që transmeton edhe raporti, që kanë lidhje me përkufizimin e sistemit ekonomik dhe politik shqiptar si një kroni-kapitalizëm, çka do të thotë një marrëdhënie e ngushtë midis një grupi biznesmenësh me njhë grup qeveritarësh për përfitime të ndërsjellta, për të krijuar atë zinxhirin që nuk ndalon kurrë, për më shumë pushtet, për më shumë para, për më shumë pushtet, për më shumë para“.

Sipas Shanos, jemi i vetmi vend në botë pa sistem gjyqësor.

“Transparency International” publikoi dje raportin më të fundit lidhur me korrupsionin në Shqipëri, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë.

Sipas raportit, korrupsioni është në nivelet e kapjes së shtetit, ndërsa shton se, individë dhe grupe të fuqishme përdorin korrupsionin për të formësuar politikat, ligjet dhe ekonominë e një kombi për të përfituar interesat e tyre private. Kjo i lejon të korruptuarit të ruajnë pushtetin e tyre, të pasurohen nga shteti dhe të shmangin dënimin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here