Rrjeti nuk përmbahet, avokatja: Pas një burri të suksesshëm, qëndron një grua e divorcuar!

0
232

Rrjeti ka shpërthyer pas emërimit të fundit të Ramës për ministër të Brendshëm me meme nga më të ndryshmet ku ironizojnë këtë zgjedhje të ramës.

Avokatja Enida N. Bozheku ka ironizuar me emërimin në detyrë të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.
Ajo ka pastuar në rrjetet sociale, ndonëse pa e përmendur me emër, shprehjen “pas një burri të suksesshëm qëndron një grua”, duke bërë një ndryshim.

“Pas një burri të suksesshëm, qëndron një grua e divorcuar!”. “Ah këto punët e përbrëndshme po në familje mbesin!”, – tha ironikisht Bozheku.

Rama për Çuçin
Rama theksoi në një postim në “Twitter” se do t’i dërgojë ditën e sotme Presidentit për dekretim emrin e Bledi Çuçit si ministër i Brendshëm.

“Sot do të dërgoj për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të brendshëm dhe Milva Ikonomin si ministre bujqësie; dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë”, shkruan Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here