Prokurori i Elbasanit Kreshnik Ajazi në “Unpublished”: Hetimet për vrasjet mund të ishin kryer më parë, s’i ka penguar asgjë

0
237

Prokurori i Elbasanit Kreshnik Ajazi rrëfen për emisionin Unpublished në Euronews Albania, hetimet për serinë e vrasjeve mes bandave mafioze në këtë qytet. Në një deklaratë të fortë, prokurori në detyrë pohon se hetimet për disa nga vrasjet që lidhen me pazaret e prishura të karteleve të drogës, mund të ishin kryer më parë.

Sipas tij organi i akuzës në atë kohë nuk duket se ka pasur ndonjë pengesë konkrete, por mund ti kryente këto hetime që çonin në kapjen e autorëve të ngjarjeve.

“Veprimet që po kryejmë ne sot, mund të ishin kryer në momentet e para. Nuk mendoj që atë kohë i ka penguar diçka. Mirëpo indiciet dhe të dhënat që na bënë ne të rihapim dosjet, lidhen me zhvillimet e fundit të këtyre ngjarjeve. Është riparë dhe është ridimensionuar gjithë strategjia hetimore e kryer në atë periudhë. Ka pasur dhe ka nevoja për të kryer veprime, që mund të ishin kryer edhe atëherë. Rihetimi nxjerr më në pas edhe ato prova apo indicie që në atë kohë mund të ishin parë si të një rëndësie të dytë” – pohon Ajazi.

Sipas Ajazit persona të dyshuar si autorë të krimeve të bëra në Elbasan nuk janë ndëshkuar, duke bërë që krimet të vijonin mes grupeve rivale.

“Persona me rrezikshmëri të lartë, të përfshirë edhe në ngjarje të mëparshme, por që ishin të pandëshkuar, aktualisht janë ose të arrestuar ose të shpallur në kërkim” – thekson Ajazi.

Në fokus të emisionit Unpublished është vënë është përplasja në këtë qytet, për pazaret e prishura të drogës, pazare që i kanë rrënjët në Evropë.

Unpublished ka biseduar ekskluzivisht me drejtuesit më të lartë në qytetin e Elbasanit. Përmes rrëfimeve të kryeprokurorit të qytetit, numrit një të bluve atje, por edhe aktorëve të tjerë, është hedhur dritë për atë çfarë po ndodh me bandat në këtë qytet.

Këtë vit në Elbasan numërohen katër vrasje të tipit mafioz. Të gjitha e kanë zanafillën në luftën e bandave rivale që kërkojnë tëmarrin nën kontroll trafikun e drogës.

“Ngjarjet e rënda që kanë ndodhur kohët e fundit kanë të bëjnë me konfliktet e gjeneruara nga vendet e Bashkimit Evropian. Shkak janë  përplasjet në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike”, thotë drejtori i policisë së Elbasanit Alket Shatro.

Unpublished risjell skemën e konflikteve të hershme që nisën mes një karteli të madh droge drejtuar nga shqiptarët dy vëllezërit Alibej dhe një eksponenti tjetër të botës së krimit Eno Bedalli. Humbja e 50 kilogramëve kokainë mes grupit gjeneroi konfliktet e përgjakshme që vijojnë edhe sot me vrasje në seri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here