Deklaratat e Osmanit, Nesho: Goditje sesi mund të bëhet politikë, Kosova kërkon partner të ri politik në Shqipëri

0
102

Vizita e presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani,  në Tiranë shkaktoi zhurmë mediatike, me qëndrimet e qarta të saj në raport me Serbinë por edhe atë çfarë pret nga Shqipëria.

Diplomati, Agim Nesho, thotë se kjo ishte një goditje sesi mund të bëhet politikë nga përfaqësuesja e një klase të re politike në Kosovë dhe që kërkon një partner të ri bashkëpunimi në shtetin amë.

Nesho: Kjo ishte një goditje sesi mund të bëhet politikë dhe e bën përfaqësuesja e re e një klase politike me eksperiencë dhe vizion për të ardhmen. Sulmoi të dy politikat që deri tani kanë dominuar në Ballkan, shtroi nevojën  që politika e ndarjes së kufijve është rrezik real që nuk ka ikur akoma po pret që të rikthehet dhe ajo me shumë të drejtë e shikon këtë si politikë që ka qenë prezente në Kosovë por është përkrahur edhe nga elementë të politikës shqiptare si qeveria Rama. Përmendi idenë e minishengenit. Me të dyja këto ide ajo sulmoi politikën e jashtme duke kërkuar që duhet të bazohemi në një politikë të re që është esenciale për faktorin shqiptar në Ballkan. Të dy politikat janë përkrahur nga qeveria Rama dhe më këtë goditje ata kërkojnë një partner të ri politik në Shqipëri. Për  herë të parë ajo i kërkoi presidentit Meta që të marrë rolin për unifikimin e faktorit kombëtar duke i thënë që është një aktor jo vetëm nga eksperienca e tij por edhe nga lëvizjet e deritanishme politike ka treguar maturi për të ndërmarrë veprime.

I ftuar në Rtv Ora, Nesho thotë se qeveria Rama ka dështuar për të qenë në krah të Kosovës si me idenë  për shkëmbimin e territoreve ashtu dhe minishengenin ballkanik.

Ndaj sipas tij, gur prove është miratimi i rezolutës për dënimin e genocidit serb nga Kuvendi.

Nesho: Qeveria Rama dështoi. Sfida e re që i nxori përpara presidentja e Kosovës Osmani ishte çështja e genocidit, është një gur prove sepse është pika më kritike që mund ti bashkojë apo largojë interesat e deritanishme të Tiranës me Beogradin që na është thënë se është rruga strategjike për të krijuar një Ballkan të ri që do të integrohet në Europë. Rama do ta ketë shumë të vështirë të sfidojë gjeneratën e re të politikanëve shqiptarë. Osmani vë para një zgjidhje politike Shqipërinë që është para zgjedhjeve, që ne kërkojmë një ndryshim.

Në gjykimin e tij, Rama do ta ketë shumë vështirë që të bëjë rezolutën për dënimin e genocidit serb.

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, pritet të jetë e dërguar e administratës Biden për dialogun Kosovë-Serbi.

Nesho: Akoma nuk kemi një konfirmim.Me Albrigt do të kemi garantimin e asaj që gjithmonë ajo ka kërkuar, trajtojeni Kosoën si një vend sovran në atë gjë që duhet.

Nesho komentoi edhe vizitën një ditë më parë në Beograd të Ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Nesho: Influenca ruse ka mbetur në Bosnje dhe Serbi. Presin se kush do të jetë influenca amerikane. Rusët nuk do të tërhiqen. Por deklaratat e Lavrov nuk flasin për ndryshime të mëdha, janë në pritje. Për Asocacionin e komunave serbe ka një vendim të gjykatës Kushtetuese të Kosovës, është mbyllur që në 2015. Politika e jashtme e Kosovës duhet të jetë në shumë raste elastike. Janë shumë të qartë që nuk do të pranojnë deri aty ku rrezikon sovranitetin dhe të ardhmen e Kosovës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here