VOA: Në Shqipëri shkon mbi 1 mijë numri i viktima nga Covid

0
105

Në Shqipëri, numri i viktimave vijon të mbetet i lartë. Totali i tyre kapërceu kuotën e 1003 personave që kanë humbur jetën, pas 14 vdekjeve të rregjistruara në 24 orët e fundit:

6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Divjaka, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Mirdita, të moshave 43-83 vjeç. Mes tyre dhe profesori i njohur dhe një nga emrat e spikatur të anestezisë në vend, Mihal Kërçi.

Në spitale, numri i të shtruarve prej disa ditësh është thuajse në të njëjtat nivele, duke shënuar një rënie të të sëmurëve në gjendje kritike. Sipas të dhënave zyrtare ‘aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 454 pacientë, 23 në terapi intensive, 8 pacientë janë të intubuar’.

Numri i rasteve të reja, ra në krahasim me tre ditët e mëparshme, duke zbritur në nivelin 788 të infektuarve, të konfirmuara pas 2501 testimesh, edhe këto në ulje krahasim me një ditë më parë. Edhe niveli i pozitivitetit, (raporti mes numrit të tamponëve dhe rasteve të të prekurve) pësoi një ulje të lehtë, duke zbritur nga 32.1 përqind në 31.5 përqind.

Të infektuarit e rinj rezultojnë të shpërndarë në të gjithë vendin:

222 raste në Tiranë, 111 në Shkodër, 77 në Fier, nga 34 raste në Krujë, Lezhë, 31 në Berat, 27 në Sarandë, 21 në Vlorë, 19 në Durrës, 18 në Librazhd, nga 16 raste në Gramsh, Mat, 15 në Kavajë, nga 14 raste në Korçë, Elbasan, nga 13 raste në Lushnje, Tepelenë, nga 11 raste në Peqin, Has, 10 në Përmet, nga 8 raste në Mirditë, Pogradec, 7 në Delvinë, nga 5 raste në Mallakastër, Gjirokastër, nga 4 raste në Skrapar, Dibër, Pukë, Kurbin, nga 3 raste në Kukës, Kolonjë, nga 2 raste në Devoll, Malësi e Madhe, Bulqizë.

Aktualisht janë 22.707 raste aktive, ndërsa janë mbi 48 mijë të prekur që nga fillimi i pandemisë. Më shumë se gjysma janë në Tiranë, ndërsa në kuota shumë më të vogla pasonë Fieri (1747 raste), Durrësi (1402 raste), Korça (1157 raste), Vlora (1146 raste) dhe Shkodra (1139 raste). Në qarqet e tjera të vendit, personat ende aktivë janë nën kuotën e 1.000 të infektuarve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here